Lidhje

BE shton sanksionet ndaj Iranit


BE sot i shtoi sanskionet ndaj Iranit lidhur me programin bërthamor të vendit. Paketa e re e sanskioneve e miratuar nga ministrat e jashtëm të BE-së përqëndrohet tek financat dhe tregtia, më konkretisht tek bizneset e BE-së me bankat iraniane dhe kompanitë që lidhen me importet e naftës dhe gazit.

Nesët pritet që BE të punlikojë listën e kompanive të përfshira në listën e zezë. Tek sanksionet përfshihet ngrirja e pasurive dhe ndalime udhëtimi.

Irani po ndeshet me sanksione ndërkombëtare për shkak të programi bërthamor, për të cilin Teherani thotë se ka synime paqësore. Deri tani negociatat e Iranit me Perëndimin nuk kanë patur rezultat.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG