Lidhje

BE, takim me kreun e ri të opozitës siriane


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u takuan sot në Bruksel me udhëheqësin e ri të opozitës siriane, Mouaz al-Khatib.

Duke folur më pas për gazetarët, shefja e punëve të jashtme e BE-së Catherine Ashton tha se Siria ka nevojë për një zgjidhje politike të dhunës mes forcave të regjimit të Presidentit Assad dhe kundërshtarëve që kërkojnë përmbysjen e tij.

Megjithë mbështetjen e gjerë për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al-Asad, disa vende evropiane kanë ngurruar të mbështesin plotësisht koalicionin e sapoformuar opozitar.

XS
SM
MD
LG