Lidhje

Takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian


Fokusi i Bashkimit Evropian është zhvendosur nga masat shtrënguese ekonomike tek politikat pro-rritjes

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u gjend para presionit dje në Bruksel për të zbutur qendrimin e saj për masat shtrënguese ekonomike për ta detyruar Greqinë të dalë nga Eurozona.

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropain diskutuan idetë se si të nxisin rritjen ekonomike në vendet e Bashkimit dhe si të zgjidhin krizën e monedhës gjatë një darke pune mbrëmë në kryeqytetin e Belgjikës.

Franca dhe Gjermania, dikur të bashkuara për të vënë në zbatim masa të rrepta, kanë qendrime të ndryshme, kur në Francë erdhi në postin e presidentit socialisti Fransua Olond, në fillim të këtij muaji.

Zoti Olond po bën thirrje për rritjen ekonomike si mënyrë për të dalë nga kriza, në vend të vetëm masave shtrënguese ekonomike. Udhëheqësja gjermanetha se ajo është e predispozuar të shqyrtojë mënyrat për ta ndihmuar Greqinë, por hodhi poshtë thirrjen për eurobonot.

Para takimit, ish kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu, tha se ky ishte një moment tejet kritik për Greqinë dhe për Evropën.

Udhëheqësi socialist grek, Evangjelos Venizellos tha se gjendja në Greqi është shumë delikate, por shprehu shpresën se me mbështejen e sovialistëve të Evropës mund të gjendet një zgjidhje.
XS
SM
MD
LG