Lidhje

Dëbimi i emigrantëve nga Greqia


Greqia dhe Bashkimi Evropian kanë filluar deportimin e emigrantëve nga ishujt Lesbos dhe Kios, dhe dërgimin e tyre në Turqi sipas një marrëveshjeje të diskutueshme në muajin mars mes BE-së dhe Ankarasë.

Pavarësisht se ishte parashikuar dhunë, largimi i tragetit të parë nga Lesbos të hënën në mëngjes ndodhi pa incidente ndërsa një numër i vogël protestuesish u mblodh në port për të dënuar marrëveshjen.

Transporti i migrantëve filloi me autobusë nga kampi Morias në orët e para agimit drejt portit në qytetin kryesor të ishullit, Mitilini, ku emigrantët hipën në një traget turk për udhëtimin e shkurtër në Turqi.

Një zyrtar i qeverisë greke i tha Zërit të Amerikës se 202 persona u deportuan në bordin e tre trageteve të hënën. Dy u larguan nga Lesbo me 136 emigrantë të, ndërsa një traget i tretë mori 66 emigrantët nga Kios. Zyrtari tha se asnjë nga ata që u deportuan nuk kishte aplikuar për strehim politik. Ai tha se pothuajse të gjithë ata që u kthyen në Turqi në ditën e parë të dëbimeve ishin nga Pakistani, ndërsa dy ishin sirianë që zgjodhën për të shkuar në Turqi për arsye personale dhe familjare.

Gazetarët nuk u lejuan t’i afroheshin vendit të nisjes që u krye nën mbulesën e errësirës, ndërsa zyrtarët mohuan të bënin publike kohët e largimeve apo të dhëna të tjera para se emigrantët të largoheshin

Në orët e para të së hënës, Zëri i Amerikës vuri re një numër autobusësh që hynë në kampin e Moriaas, qendra e paraburgimit kryesor në Lesbos, ku autoritetet greke, me ndihmën e zyrtarëve të kufirit të Bashkimit Evropian, janë duke u përpjekur për të lehtësuar mbipopullimin. Kampi është ndërtuar për 2000 emigrantë, por aktualisht strehon rreth 3000.

Shqetësime nga grupet e të drejtave të njeriut

Jo shumë kohë pasi grupi i parë i emigrantëve la Mitilinin, aktivistët e të drejtave të njeriut u mblodhën për të protestuar pranë hyrjes së portit ku ndodheshin edhe gazetarët. Në ujë, protestuesit mbanin një flamur midis dy varkave ku shkruhej "Tragetet janë për kalim të sigurt, jo për deportim". Pastaj një anije e rojes bregdetare greke iu afrua dhe ekuipazhi urdhëroi protestuesit për t'i dhënë fund demonstratës.

Të tjerët në breg, mbanin pankarta ku lexohej "Ndal marrëveshjes së ndyrë" dhe "Zgjohu Evropë." Me kërkesën e një ekipi televiziv të lajmeve ndërkombëtare, një grup shpërtheu në thirrjet "BE, turp për ju."

Demonstruesit ishin të zemëruar nga ajo që thanë se ishte përpjekje e ndyrë e zyrtarëve grekë dhe të BE-së për të kryer dëbimin në mënyrë të fshehtë.

"Është turp çka po ndodh këtu. Është turp për të gjitha vendet evropiane që lejojnë të ndodhë një gjë e tillë ", i tha Zërit të Amerikës Mariella, një demonstruese nga Hollanda. "Ne nuk po flasim për mallra eksporti, por për njerëz," tha ajo.

Marrëveshja Turqi - BE

Marrëveshja e arritur nga Bashkimi Evropian dhe Turqia në mes të marsit, i jep 3.6 miliard dollarë ndihma Turqisë në shkëmbim të angazhimit të vendit për të marrë përsëri emigrantët, pavarësisht nga kombësia, që kishin arritur nga Turqia në Greqi pa inspektim.

Njerëzit që i nënshtrohen deportimit janë ata që kanë erdhur pas 20 marsit dhe që nuk kanë të drejtë për azil, ose nuk duan të aplikojnë.

Zyrtarët grekë i thanë Zërit të Amerikës se dëbimet e sotme do të pasohen nga të tjera, por që do të përcaktohen pasi të mblidhen emigrantë të mjaftueshëm për të mbushur tragetin.

Akoma më shumë emigrantë

Fluksi i emigrantëve ka vazhduar. Zyrtarët thanë se 300 vetë mbërritën në Greqi të dielën, duke nxitur ankesa nga qeveria greke, e cila ka akuzuar Turqinë se nuk ka bërë sa duhet për të ndalur valën e emigrantëve të paligjshëm.

Të hënën, Zëri i Amerikës dalloi një autobus me ardhurve të rinj, disa të mbështjellë me batanije shpëtimi, që po shkonin në kampin e Morias. Ndërkohë, zyrtarët grekë thonë se dëbimet do të vazhdojnë.

E hëna në Lesbo kaloi pa dhunë siç kishin parashikuar disa, por ajo shënoi fillimin e një cikli të ri me të ardhur dhe deportime.

XS
SM
MD
LG