Lidhje

Yanukovych: Mos nënshkrimi i marrëveshjes me BE i pashmangshëm


Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych ka mbrojtur vendimin e tij për të mos nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Bashkimin Evropian, ndërkohë që protestuesit pro - evropian në Kiev vazhduan protesta kundër këtij veprimi për dy ditë me radhë.

Presidenti Yanukovych e përshkroi vendimin si "të vështirë, por të pashmangshëm," dhe u zotua për krijimin e një shteti me standarde evropiane.

Presidenti Yanukovich bëri thirrje për paqe dhe qetësi në vend.

Përleshjet shpërthyen dje në sheshin qendror të Kievit, ku policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve që protestonin kundër vendimit të qeverisë për të mos e nënshkruar marrëveshjen e tregtisë me BE dhe përqëndrimin e saj në lidhjet tregtare me Rusinë.
Marrëveshja me Bashkimin Evropian pritej të nënshkruhej këtë javë në takimin e BE-së në Vilnius të Lituanisë.

Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dje kritikuan Rusinë për presionin që ka ushtruar ndaj Ukrainës në lidhje me marrëveshjen, dhe thanë se oferta e BE-së mbetet në tryezë.

Rusia është akuzuar se ka ushtruar presion ekonomik dhe politik ndaj Ukrainës gjatë muajve të fundit, duke përfshirë kërcënimet për ndërprerjen e furnizimeve me naftë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG