Lidhje

BE dënon përleshjet në Ukrainë


Bashkimi Evropian dënoi përleshjet e fundit në lindje të Ukrainës mes kryengritësve pro-rusë dhe forcave qeveritare, duke i quajtur luftimet një "shkelje flagrante" të armëpushimit të Minskut.

Rebelët dhe trupat qeveritare i filluan luftimet tri ditë më parë rreth qytetit Avdivka.

Ato u shkallëzuan mbrëmë dhe sot në mëngjes me bombardime, më të rëndat që janë parë pas shumë muajsh.

Të dyja palët thonë se të paktën tetë njerëz kanë humbur jetën në këto luftime.

XS
SM
MD
LG