Lidhje

BE takim për Ukrainën


Udhëheqësit e BE-së po mbajnë një takim për të dytën ditë në Bruksel me thirrje të reja që Ukraina të nënshkruajë një marrëveshje për vendosjen e lidhjeve më të afërta me Bashkimin Evropian, megjithë përpjekjet e Kievit për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Presidentja Dalia Grybauskaite e Lituanisë, që mban aktualisht presidencën e radhës së BE-së, tha sot se “Evropa është e hapur për popullin ukrainas, por jo domosdoshmërisht për këtë qeveri”.

Ndërsa në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës vazhdojnë demonstratat pro-BE-së, Presidenti Viktor Janukovych dje e kritikoi ashpër Perëndimin për mbështetjen e protestuesve, që bëjnë thirrje për largimin e tij nga pushteti. Ai bëri të njohura planet për anëatarësimin e pjesshëm në një bashkim ekonomik nën udhëheqjen e Moskës, një veprim që rrezikon thellimin e krizës politike në vend.

Në një intervistë që dha dje në television me disa gazetarë të zgjedhur, zoti Yanukovych kritikoi vendet e huaja për ndërhyrje në punët e brendshme të Ukrainës. Presidenti ukrainas tha se ai “është kategorikisht kundër ardhjes së të huajve për të dhënë leksione se si të jetojmë ne”. Ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme.
XS
SM
MD
LG