Lidhje

SHBA, BE, thirrje Turqisë për maturi në sulmet ndaj PKK-së


Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Turqisë të tregohet e matur në bombardimet intensive nga ajri të rebelëve kurdë, edhe pse kryengritësit vranë dy ushtarë të tjerë turq dhe një roje.

Si Bashkimi Europian edhe Shtetet e Bashkuara thanë se Ankaraja kishte të drejtë të mbrohej nga sulmet e organizuara nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, në Turqinë juglindore dhe në Irakun verior. Por Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha se përgjigja turke “duhet të jetë proporcionale, me një objektiv të caktuar dhe të mos rrezikojë dialogun politik” si mjet demokratik.

Departamenti i Shtetit i bëri thirrje PKK-së “të dënojë dhunën dhe të rikthehet në bisedime” me Turqinë, por shtoi gjithashtu se Anakaraja duhet të tregohet e matur në fushatën e vet ajrore.

Forcat turke të sigurisë thanë se rebelët kurdë hodhën sot në erë një makinë ushtarake në Turqinë juglindore, duke vrarë ushtarët dhe rojen.

PKK lufton me Turqinë që nga viti 1984 dhe në këtë konflikt janë vrarë 40 mijë njerëz.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG