Lidhje

EULEX, aktakuza lidhur me kërcënimet ndaj gazetares


EULEX, aktakuza lidhur me kërcënimet ndaj gazetares
EULEX, aktakuza lidhur me kërcënimet ndaj gazetares

EULEX-i ka ngritur aktakuza kundër pesë punonjësve të gazetës së përditshme Infopress me seli në Prishtinë, përfshirë botuesin e saj Rexhep Hoti dhe kundër kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, për siç thuhet, “kërcënime serioze dhe shpifje kundër një gazetareje në Kosovë”.

Akuzat kanë të bëjnë me shkrimet e qershorit të vitit 2009 që pasuan një emision të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, mbi njërën nga komunat e Kosovës qendrore.

Drejtuesja e këtij rrjeti në Kosovë, Jeta Xharra pohoi të jetë kërcënuar edhe me vdekje gjatë një fushate që nxiti reagime të shumë organizatave vendase e ndërkombëtare.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës nëpërmjet një komunikate e ka përshëndetur, ndonëse e quan të vonuar, ngritjen e akuzave nga EULEX-i, duke i bërë thirrje këtij të fundit për gjykim të drejtë dhe transparent.

Në komunikatën e saj shoqata e gazetarëve ngre shqetësimin se autoritetet vendase të drejtësisë hezitojnë të ndërmarrin hetime për raste të kësaj natyre.

Kjo është hera e parë në Kosovë që prokurorët ngrenë akuza për kërcënime ndaj gazetarëve.

XS
SM
MD
LG