Lidhje

EULEX-i kryen bastisje në komunën e Graçanicës


EULEX-i kryen bastisje në komunën e Graçanicës
EULEX-i kryen bastisje në komunën e Graçanicës

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, bënë të ditur se kanë kryer bastisje në komunën e Graçanicës në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se bastisjet janë kryer në Zyrën e Kadastrës Komunale. Hetimet kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të disa ish ndërmarrjeve shoqërore.

Policia është duke intervistuar katër persona nga kjo zyrë.

Komuna e Graçanicës, me shumicë serbe, që ndodhet jo fort larg Prishtinës, është një nga katër komunat e reja të themeluara pas zgjedhjeve lokale të vitit 2009, të cilat ishin paraparë me planin e krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG