Lidhje

Kosovë: Shqetësim për trysni ndaj gazetarit Kajtazi


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është shprehur i shqetësuar me, siç thuhet trysninë që zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, i kanë bërë gazetarit të “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, pas publikimit të një serie shkrimesh për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion.
EULEX-i pohon se është duke hetuar dyshimet se zyrtarë të tij mund të kenë marrë para në këmbim të lirimit të disa të akuzuarve për vepra penale, por nuk pranon të komentojë për hetimet e as dokumentet që kanë rrjedhur dhe janë botuar në Koha Ditore.
Autori Kajtazi pohon se është ushtruar trysni ndaj tij për të mos botuar dokumentet për të cilat zyrtarë të EULEX-it besojnë se kanë rrjedhur nga prokurorja britanike e këtij misioni Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna.
Misioni i EULEX-it, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndjeshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.
XS
SM
MD
LG