Lidhje

Prizren: Operacion kundër krimit të organizuar


Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë bëri të ditur se janë arrestuar shtatë persona nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar. Në një njoftim të këtij misioni thuhet se arrestimet e shoqëruara me bastisje në tetë vendbanime, janë kryer në rajonin e Prizrenit.

Të dyshuarit janë arrestuar në kuadër të hetimit të një grupi ndërkombëtarë të krimit të organizuar dhe ata akuzohen për krim të organizuar dhe trafik të emigrantëve. Arrestimet pasojnë dy operacione të mëhershme të kryera në dhjetor të vitit 2011 dhe në prill të këtij viti, në të cilat janë arrestuar anëtarë të tjerë të dyshuar të grupit të njëjtë kriminal, thuhet në njoftim.

Operacioni po ashtu përkon me arrestimin e dyzet e pesë anëtarëve të tjerë të dyshuar të grupit kriminal i cili dje ndodhi në rajonin e Ballkanit, thuhet në njoftim por, pa dhënë hollësi të tjera.
XS
SM
MD
LG