Lidhje

EULEX-i liron tre serbë të akuzuar për krime lufte


EULEX-i liron tre serbë të akuzuar për krime lufte
EULEX-i liron tre serbë të akuzuar për krime lufte

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, bëri të ditur se tre pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, janë liruar nga akuzat për krime lufte.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se Slobodan Martinoviç, Srecko Martinoviç dhe Svetlana Stojanoviç u liruan nga akuzat kundër tyre për mungesë të provave të mjaftueshme.

Të arrestuar në shtator të vitit 2009, të tre ata ishin akuzuar për siç thuhej, trajtim çnjerëzor; shkaktim të vuajtjeve të mëdha apo dëmtim të integritetit trupor ose të shëndetit, zbatim të masave të frikësimit dhe terrorit, si dhe arrestim dhe burgim të kundërligjshëm.

Misioni i EULEX-it i cili u vendos në Kosovë në dhjetor të vitit 2008, bart përgjegjësinë për ndjekjen e krimeve gjatë luftës, e cila la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG