Lidhje

Zgjatet mandati i EULEX-it


Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se mandati i EULEX-it në Kosovë është zgjatur edhe për dy vjet të tjera, ndërsa do të ketë shkurtim të personelit ndërkombëtarë veçanërisht në fushën e policisë dhe të doganave.

Sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ky vendim ka ardhur pas procesit të rishikimit strategjik të EULEX-it, proces ky që sipas tyre synon angazhim më të madh të këtij misioni në fushën e drejtësisë, nëpërmjet mandatit ekzekutiv të tij.
Zgjatja e mandatit të EULEX-it është përshëndetur nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, e cila nëpërmjet një komunikate për opinion e ka vlerësuar EULEX-in për punën që po e bën në mbështetje të sundimit të ligjit në Kosovë.

EULEX-i u vendos në Kosovë në dhjetor të vitit 2008 për të mbështetur dhe vëzhguar punën e institucioneve të vendit në fushën e sundimit të ligjit, por duke ruajtur për vete edhe disa fuqi ekzekutive. Vëzhguesit thonë se statusi i tij i paanshëm ndaj statusit politik të Kosovës, për shkak të pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e saj, është një nga pengesat kryesore në funksionimin e këtij misioni.
XS
SM
MD
LG