Lidhje

Oliver Ivanoviç – në paraburgim

  • Leonat Shehu

Zyrtarë të EULEX-it thanë se politikani lokal serb, që u arrestua të hënën, dyshohet për përfshirje në krime lufte dhe krime pas luftës në Kosovë.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për politikanin lokal serb Oliver Ivanoviç, i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë.

Oliver Ivanoviç, u arrestua të hënën pas marrjes në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.

Edhe më tej nuk janë dhënë hollësi për dyshimet që bien mbi zotin Ivanoviç, por, mediet lokale thanë se ato mund të kenë të bëjnë edhe me ngjarjet e shkurtit të vitit 2000, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Avokati i zotit Ivanovic, u the medieve serbe se “akuzat janë shumë serioze për krime shumë të rënda”, por, i cilësoi ato “qesharake dhe të pakuptimta”.

Të hënën Nisma Qytetare SDP, që drejtohet nga Oliver Ivanoviç, tha se “thirrja për t’u paraqitur në prokurori ka prapavijë politike, për të krijuar një baraspeshë me arrestimet në radhët e komunitetit shqiptar. Padyshim se kjo synon edhe shkaktimin e frikës dhe jostabilitetit tek komuniteti serb në Kosovë”, thuhej në reagimin e kësaj nisme.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës. Ai ka paralajmëruar mundësinë që sërish të kandidohet për këtë post në zgjedhjet për kryetar të kësaj komunë që do të mbahen më 23 shkurt, meqë kryetari i zgjedhur në votimet e dhjetorit të vitit që lamë pas, Kërstimir Pantiç, dështoi të japë betimin duke kundërshtuar që t’u nënshtrohet ligjeve të Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG