Lidhje

EULEX, operacion bastisjesh në komunën e Shtërpcës


EULEX, operacion bastisjesh në komunën e Shtërpcës
EULEX, operacion bastisjesh në komunën e Shtërpcës

Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, bëri të ditur se ka zhvilluar një operacion bastisjesh në lidhje me krimin e organizuar në komunën e Shtërpcës në Kosovën jugore, një komunë kjo me shumicë serbe.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se bastisjet e autorizuara nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës, janë kryer në një kompani private në këtë komune në kuadër të hetimeve për pastrim të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar.

Po ky mision bëri të ditur se është arrestuar gjatë ditës së sotme një ish drejtor i kompanisë së sigurimeve "Dardania", në kuadër të hetimeve për krim financiar.

Dy ditë më parë ky mision kreu bastisje edhe në komunën e Skënderajt në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe ushtrim të ndikimit.

XS
SM
MD
LG