Lidhje

Ambasadori britanik në Prishtinë do të jetë zv/shefi i EULEX-it

  • Zëri Amerikës

Ambasadori britanik në Prishtinë do të jetë zv/shefi i EULEX-it

Ambasadori britanik në Prishtinë do të jetë zv/shefi i EULEX-it

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur sot se ambasadori aktual i Britanisë së Madhe në Kosovë Andy Sparks është emëruar në postin e zëvendësshefit të EULEX-it.

Ambasadori Sparks nga mesi i muajit tetor do të zërë vendin e bashkëkombësit të tij Roy Reeve. Shefi aktual i EULEX-it, Yves de Kermabon ka theksuar me këtë rast se “zoti Sparks ka përvojën e nevojshme për të shërbyer si zëvendësshef i një operacioni të madh të sundimit të ligji, në një mjedis të vështirë. Përvoja e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë prej datës 28 prill 2008, i siguron atij njohuri të dorës së parë lidhur me gjendjen në terren.

Kjo është koha kur EULEX-i do të përballet me sfida të konsiderueshme duke vazhduar përmbushjen e thelbit të mandatit të tij në tërë Kosovën”, citohet të ketë thënë zoti de Kermabon, i cili do të largohet nga ky mision në muajin tetor. Në vend të tij, është emëruar gjenerali francez Xavier Bout de Marnhac, ish komandant i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

XS
SM
MD
LG