Lidhje

Një gjyqtar i EULEX-it kërkon shfuqizimin e ligjit për Trepçen

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, një gjyqtar i EULEX-it në Dhomën e Posaçme të Gjykatës së Lartë ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shfuqizojë ligjin për kombinatin industrial Trepça, pasi që sipas tij ai bie ndesh me Kushtetutën. Sipas tij, me këtë ligj, autoritetet e kanë bartur pronën e Trepçës tek shoqëria e re aksionare e paraparë me ligj, pa marr parasysh të drejtat e kreditorëve të ndërmarrjes. Por, autoritetet thanë se të gjitha detyrimet e Trepçës kalojnë te aksionarët e rinj dhe të njëjtat do të trajtohen sipas Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike. Ditë më parë, gjykata Kushtetuese e shpalli të papranueshme një kërkesë të deputetëve serbë për anulimin e ligjit që e përcakton qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të Trepçës.

XS
SM
MD
LG