Lidhje

Portugalia - kampion i Evropës në futboll


Portugalia fitoi Kampionatin Evropian të Futbollit – Euro 2016, duke mposhtur Francën në ndeshjen finale me rezultat 1:0.

Portugalia shënoi në minutën e 108-të ndeshjes e cila në kohën e rregullt përfundoi pa gola.

Goli i vetëm u shënua nga Eder në një lojë të furishme në Stade de France.

Fitorja e Portugalisë përmbylli kampionatin evropian të futbollit i cili filloi një muaj më parë në Francë.

Në këtë kampionat për herë të parë sivjet mori pjesë edhe Shqipëria.

XS
SM
MD
LG