Lidhje

Arrestohen 10 persona të dyshuar si terroristë në disa vende evropiane


Arrestohen 10 persona të dyshuar si terroristë në disa vende evropiane
Arrestohen 10 persona të dyshuar si terroristë në disa vende evropiane

Prokurorët belgë thanë se 10 terroristë të dyshuar janë arrestuar gjatë një sulmi anti-terror në Belgjikë, Hollandë dhe Gjermani.

Në një deklaratë, që prokurorët bënë sot në Bruksel, thuhet se disa nga të ndaluarit dyshohet se planifikonin sulme në Belgjikë, ndërsa të tjerët dyshohet të jenë rekrutues për një organizatë terroriste çeçene.

Të dyshuarit janë identifikuar si belgë, marokenë, holandezë dhe rusë.

Ndërkohë në Norvegji, një çantë me eksplozivë të rremë u zbulua në një aeroport në Bergen. Aeroporti u mbyll për tre orë, ndërsa skuadrat kontrolluan ndërtesën.

Policia tha se çanta i përkiste një punonjësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas kësaj aeroporti u rihap.

XS
SM
MD
LG