Lidhje

Moti i keq në Evropë mbyll kullën Eifel në Paris

  • Zëri Amerikës

Moti i keq në Evropë mbyll kullën Eifel në Paris

Moti i keq në Evropë mbyll kullën Eifel në Paris

Moti i keq në Evropë bëri që të mbyllej kulla Eifel në Paris, shkaktoi një viktimë në Spanjë dhe krijoi kaos në rrugët e Skocisë.

Zyrtarët thonë se dëbora e madhe në Paris shktoi gjithashtu mbylljen e aeroportit kryesor, Sharl Dë Gol dhe i bëri shumë rrugë të pakalueshme, duke sjellë çrregullime të mëdha në trafik.

Autoritetet në Spanjë njoftuan se një djalë 9-vjeçar gjeti vdekjen kur makina në të cilën ndodhej bashkë me të atin, u përfshi nga uji i përmbytjeve.

Në Skoci, zyrtarët paralajmëruan shoferët të kenë kujdes nga bora dhe akulli që kanë krijuar kushte të vështira në rrugët e vendit.

Në Portagali, erëra të papara për nga shpejtësia prishën shtëpi dhe makina, shkulën pemë dhe shtylla elektrike.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar dhjetra vdekje në Evropë. Të paktën 40 veta kanë gjetur vdekjen 10 ditët e fundit. Vetëm në Poloni, ka patur 30 të vdekur nga të ftohtit e madh.

XS
SM
MD
LG