Lidhje

Përmbytje masive në Evropë


Shira të rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në Katania në ishullin italian të Siçilisë, duke i kthyer rrugët e qytetit në lumenj, duke marrë me vete makina të parkuara, motoçikleta dhe tryeza.

Të paktën katër avionë me destinacion Katanian, ndryshuan drejtim dhe u ulën në aeroportin e kryeqytetit të rajonit, Palermo, për shkak të stuhisë së fuqishme.

Shkollat nuk u hapën për sot.

Edhe në Athinë po sot, orë të rëra shirash të rrëmbyer shkaktuan përmbytje të mëdha, duke mbushur bodrumet me ujë dhe duke detyruar autotitetet që të mbyllnin rrugë kryesore dhe një stacion kryesor metroje. Nuk ka pasur njoftime për plagosje.

Policia mbylli nënkalimet dhe autostradat në pjesët e ulëta të qytetit pasi ato u mbushën me ujrat e përmbytjes, ndërsa makinat e parkuara u përfshinë nga rrjedha.

Sistemi i tramvajit në qytet u mbyll, ndërsa transporti normal hekurudhor u ndërpre nga një pemë që ra mbi shina.

XS
SM
MD
LG