Lidhje

Kriza e imigrantëve në Evropë


Mbi 110 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi dhe Itali këtë vit, një rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2015, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.

Shifrat e reja i bëri të ditura zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin, Itayi Viriri, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Këtë javë numri i tyre arriti në mbi 100 mijë dhe deri dje, vetëm në Greqi kishin arritur 97 mijë që nga fillimi i këtij viti. Vitin e kaluar shifra 100 mijë ishte arritur para korrikut, kështuqë mund ta bëni krahasimin”, tha zoti Viriri.

Mes imigrantëve që kanë arritur në Evropë, janë të paktën 102, 500 që kanë zbritur në ishujt grekë, përfshirë Samosin, Kosin dhe Lesbos dhe 7, 500 në Itali, tha Organizata për Migrimin.

“Gjatë së njëjtën periudhë, mbi 410 imigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën, që është një shifër e përafërt me të njëjtën periudhë vitin e kaluar”.

Zoti Viriri, vuri në dukje se shifra 100 mijë, është kapërcyer për këtë vit, megjithë kushtet e vështira në det, ditët e fundit nga Libia në Itali.

“Kolegët tanë në Greqi thonë se rreth 35 mijë imigrantë dhe refugjatë 48 për qind janë nga Siria, 25 për qind nga Afganistani, 17 nga Iraku dhe pjesa tjetër nga Irani, Pakistani dhe vende si Maroku, Bangladeshi dhe Somalia”, tha ai.

Në një deklaratë, Organizata për Migrimin thotë se imigrantët që kanë zbritur në Itali janë shpesh “në kushte shumë të këqija, pasi kanë qenë objekt i dhunës së trafikantëve në Libi”, duke shtuar se grate kanë qenë viktima të trafikut njerëzor.

XS
SM
MD
LG