Lidhje

Prurjet e emigrantëve në Europë


Ritmi i prurjeve të emigrantëve drejt Austrisë nuk tregon shenja ngadalësimi. Sipas policisë austriake, rreth 10 mijë persona në ditë kanë vazhduar të mbërrijnë në kufirin austriak gjatë tre javëve të fundit.

Pavarësisht shiut të dendur dhe një rënieje të ndjeshme të temperaturave, emigrantët vazhdojnë të mbërrijnë në kufirin austro-hungarez:

“Që nga mesnata kanë mbërritur sot rreth 4800 persona. Ka vazhduar ritmi prej 10 mijë personash në ditë. Vetëm fundjavës që kaloi erdhën 21 mijë veta.”

Për të përgatitur një strehim më të mirë për personat që mbërrijnë rishtazi, qeveria austriake ka vendosur të ndërtojë një qytet tendash pranë Nickelsdorf.

“Vendimi u mor për shkak të kushteve të motit. Kanë përfunduar negociatat dhe do të ndërtohen tendat e para me synimin për të strehuar deri në 4 mijë persona.”

Katër tenda të mëdha do të ngrihen brenda dy javëve të ardhshme. Ato do të kenë furnizim me energji elektrike dhe sistem ngrohjeje. Tendat që përdoren momentalisht, të ndërtuara nga ushtria austriake dhe Kryqi i Kuq, nuk janë më të përshtatshme.

Një nga problemet kryesore në Nickelsdorf është mbajtja pastër e mjediseve që dikur i përkisnin doganës. Çdo ditë, ato dizinfenktohen dhe pastrohen tërësisht.

Kostoja e operacionit të përbashkët të policisë dhe ushtrisë në Nickelsdorf të Austrisë vlerësohet të jetë 100 mijë Euro në ditë.

XS
SM
MD
LG