Lidhje

Evropianët për zgjedhjet presidenciale në SHBA

  • Selah Hannessy

Pas më pak se dy javësh, votuesit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin presidentin e ardhshëm, por në gjithë botën, shumë qytetarë jo-amerikanë kanë mendimet e tyre se kush duhet të fitojë në këto zgjedhje. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, qytetarët në Londër po i ndjekin me vemendje zgjedhjet, që ata i shikojnë si me ndikim për jetën e tyre.

Ata mund të mos kenë asnjë ndikim në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, por shumë londinezë kanë mendimin e tyre se kush duhet të fitojnë dhe Barack Obama është më i preferuari:

“Shpresoj që Obama të fitojë. Do të kisha menduar se jam republikan, por Mitt Romney është një figurë e frikshme dhe kandidati republikan për nën-president është edhe më frikshëm”.

“Po të isha amerikane, do të votoja për Obamën”.


...Edhe rivali i zotit Obama, Mitt Romney, ka mbështetësit e tij. Nje grua mbështet qëndrimin e tij mbi abortin.

“Unë mbështes kandidatët pro jetës”.

Demokrati Barack Obama dhe republikani Mitt Romney do të përballen në zgjedhjet e 6 nëntorit, në një garë, që sipas anketave të fundit të opinionit, është tepër e ngushtë.
Por në shumë vende evropiane ekziston një mendim krejt ndryshe. Sipas një ankete të fundit të opinionit, në Britani, Francë dhe Gjermani, vetëm një në 20 njerëz kanë pikpamje pozitive për zotin Romney.

Në Gjermani gjysma e popullsisë tha se nuk do t’i shihnin Shtetet e Bashkuara me sy të mirë nëse Romney do të fitonte.
Anketa u zhvillua nga grupi studimor YouGov. Joe Twyman është drejtor i Studimeve Shoqërore dhe Politike.

“Obama, ashtu si shumica e demokratëve, është parë vazhdimisht si më afër me politikat, opinionin dhe pikpamjet e evropianëve se sa Romney”.

Reputacioni i zotit Romney në Britani u dëmtua kur ai vizitoi atë vend para hapjes së Lojrave Opimpike këtë vit dhe u duk sikur kritikoi përgatitjet e Londrës për këto lojra.
Presidenti Obama, nga ana tjetër, ka qënë popullor, si me publikun në përgjithësi, ashtu edhe me udhëheqësit politikë, si për shembull David Cameron të Britanisë.
Mbështetja në Evropë ndoshta nuk ka ndonjë domethënie për kandidatët presidencialë, thotë zoti Twyman, por ai shton se udhëheqësit evropianë përfitojnë nëse qytetarët e tyre e pëlqejnë:

“Me siguri që gjërat bëhen më të lehta në një debat konstruktiv dhe në përparimin diplomatik kur ekziston mbështetje për presidentin në një vend të caktuar. Për shembull, në Britaninë e Madhe kur George W. Bush ishte në pushtet ai shikohej në mënyrë shumë negative dhe si rezultat kur kryeministrat flisnin rreth marrëdhënieve me Amerikën dhe marrëdhëniet me presidentin Bush, gjërat për ta bëheshin më të vështira. Ndërkohë çdo kush dëshiron të jetë mik me Obamën”.

Londinezët thonë se zgjedhjet në Amerikë ndikojnë edhe në jetën e tyre.

Sidoqoftë, evropianët duhet të presin për të parë se për cilin kandidat do të votojnë amerikanët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG