Lidhje

Kritika për trajtimin e krizës ekonomike në Evropë


Shtohet shqetësimi për një tjetër krizë ekonomike botërore

Ndërsa shtohet shqetësimi për një tjetër krizë ekonomike botërore, ekspertët e financave po i shtojnë kritikat lidhur me mënyrën se si është trajtuar kriza ekonomike në Evropë.

Kreu i kërkimeve të tregut në Bankën gjermane Baader, tha se duket që politikanët evropianë nuk kanë nxjerrë mësime nga kriza e mëparshme financiare.

“ Duket se historia po përsëritet dhe ne ndodhemi përsëri në të njëjtën periudhë krize. Vitin e kaluar krizë, këtë vit, përsëri krizë. Politikanët duket se nuk kanë nxjerrë mësime. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe t’u japë mundësi vendeve si Italia dhe Spnaja të zbatojnë reformat e nevojshme. Askush nuk mund ta durojë më këtë pritje të gjatë, këtë zvarritje”.

Shqetësimet për një rënie ekonomike në shkallë globale i kanë çuar investitorët drejt investimeve më të sigurta, siç janë bonot e thesarit të qeverive të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Interesi i bonove 10-vjeçare gjermane të thesarit gjermane është mjaft i ulët 1,17 për qind. Tregjet botërore shënuan rënie të mëtejshme sot. Raporti jo i mirë për gjendjen papunësisë në Shtetet Bashkuara që u publikua të premten ka sjtuar më tej shqetësimin për një recesion global. Raporti pasoi të dhënat e tjera aspak optimiste për ekonominë e ngadalësuar të vendeve evropiane dhe atyre aziatike. Në Evropë paniku është i madh, për shkak të rrezikut se në mesin e qershorit votuesit grekë mund ta hedhin poshtë paketën e ndihmave me vlerën 170 miliardë dollarëve, që kërkon shkurtime të mëdha buxhetore dhe të heqin dorë fare nga monedha evropiane, Euro.
XS
SM
MD
LG