Lidhje

Barroso dënon sulmet e Moskës në Ukrainën lindore


Kreu i Komisionit Evropian dënoi sulmet e Moskës në Ukrainën lindore. Komisioni tha se Jose Manuel Barroso pati një shkëmbim shumë të sinqertë me presidentin rus Vladimir Putin të premten. Gjatë telefonatës, Barroso ka thënë se shkallëzimet në konfliktin disa-mujor kanë rënë në kundërshtim me përpjekjet e Bashkimit Evropian për një zgjidhje diplomatike.

Në një deklaratë, komisioni thonte se BE-ja "e ka bërë tashmë të qartë se destabilizimi i mëtejshëm i Ukrainës dhe rajonit do të ketë kosto të larta".

Po të premten, NATO i bëri thirrje Rusisë të ndalë “operacionet e paligjshme ushtarake” në Ukrainën lindore, që Aleanca thotë se synojnë destabilizimin e vendit.

Komentet e shefit të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, pasuan një takim urgjent në Bruksel për të diskutuar përkeqësimin e krizës.

Kievi i ka kërkuar mbështetje NATO-s për t’u bërë ballë kryengritësve, që kanë ndërmarrë një kundër-ofensivë, sipas njoftimeve me ndihmën e Moskës, për të rimarrë nën kontroll disa zona në Ukrainën lindore javët e fundit.

XS
SM
MD
LG