Lidhje

Parlamenti Evropian, shqetësime për Rusinë


Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me sistemin gjyqësor në Rusi, duke thënë se ka pasur një rritje të shpejtë kohët e fundit të "frikësimeve të motivuara politikisht dhe ndjekjen e aktivistëve të opozitës."

Deklarata e së enjtes ka theksuar dënimin me dy vjet burg të tre anëtareve të një grupi muzikor që organizuan një protestë në fillim të këtij viti kundër Presidentit Vladimir Putin. Anëtarët e Parlamentit Evropian “shprehën pakënaqësinë e thellë” me këtë vendim, pas deklaratave të shefes së politikës së jashtëme të BE Catherine Ashton dhe kryeministrit rus Dimitri Mevedev i cili në një deklaratë në fillim të javës e ka quajtur vendimin joproduktive.

Anëtarët e parlamentit kanë thënë se besojnë se dënimi për huliganizëm do të “rishikohet dhe do të përmbyset në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Rusisë.”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG