Lidhje

Europol: Rritje e numrit të viktimave nga terrorizmi


Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në të gjithë Evropën u rrit gjatë vitit 2015 krahasuar me një vit më parë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian Europol.

Një raport i publikuar sot paralajmëron se Shteti Islamik mund ta "vërë theksin më shumë tek operacionet jashtë vendit", tani që aleanca ushtarake perëndimore po rrit trysninë e saj mbi këtë grup në Siri dhe Irak.

Ajo thotë se 151 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 360 u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015. Gjashtë vende anëtare të BE-së u përballën me 211 sulme terroriste të dështuar, të zbuluar dhe të realizuar, tha Europoli me qendër në Hagë.

Europoli thotë se 1,077 persona janë arrestuar për vepra të lidhura me terrorizmin, 424 prej tyre në Francë. Sipas agjencisë, 94 për qind e individëve të nxjerrë në gjyq për terrorizëm u shpallën fajtorë.

XS
SM
MD
LG