Lidhje

BE ul parashikimet për rritje ekonomike


Eurozone
Eurozone

Bashkimi Evropian ka reduktuar më tej parashikimet për rritje ekonomike, duke sinjalizuar se rimëkëmbja në vendet e BE mbetet e brishtë.

Eurozona me 18 vende anëtare pritet të rritet vetëm 0.8% këtë vit. Ky parashikim pasqyron rënie krahasuar me rritjen prej 1.2% që ishte njoftuar më parë.

Parashikimet për vitin 2015 po ashtu janë më të ulëta. Zyrtarët thanë se Franca dhe Italia mbeten vende problematike për rimëkëmbjen evropiane.

Zëvendës Presidenti i BE për Punësim dhe Rritje tha se situata e ekonomisë dhe tregut të punës nuk po përmirësohet aq shpejt sa duhet.

XS
SM
MD
LG