Lidhje

Eurozona del nga recesioni


Eurozona doli më në fund nga recesioni 18 mujor, falë rritjeve më të mëdha nga ç’priteshin në Gjermani dhe Francë.

Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, tha se 17 vendet e BE-së që përdorin euron patën një rritje të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm prej zero presje 3 përqind në tremujorin e dytë të vitit. Në tremujorin e parë ekonomia u tkurr me zero presje tre përqind, duke e zgjatur recesionin për një periudhë rekord prej gjashtë tremujorësh.

Përmirësimi ishte kryesisht për shkak të rritjes në ekonomitë kryesore të eurozonës: Gjermania që pati një rritje prej 0.7 perqind dhe Franca me një rritje presj 0.5 përqind.

Një vend tjetër me përmirësim befasues ishte Portugalia që pati një rritje prej 1 presje 1 përqind, rritje që erdhi megjithëse ky vend mori një paketë ndihme dhe njoftoi për një rekord të nivelit të papunësisë.
Megjithatë, analistët thonë se nuk presin që eurozona të kthehet në rritje të qëndrueshme ekonomike deri në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG