Lidhje

Eurozona, nivel rekord i papunësisë


Niveli i papunësisë në 17 vendet e eurozonës arriti një tjetër rekord, duke shënuar 12.1 përqind në mars.

Zyrtarët evropianë thane sot se 19.2 milion njerëz janë të papunë në eurozonë, 62 mijë prej të cilëve u pushuan nga puna muajin e kaluar.

Analistët thane se njoftimet e fundit rreth tregut të punës së eurozonës ka të ngjarë të rrisin presionin tek Banka Qendrore Evropiane për të shkurtuar normën e interesit në takimin e ardhshëm këtë javë. Norma e interest është tashmë në nivelin më të ulët, por banka mund ta shkurtojë edhe më tej për të nxitur rritjen ekonomike.

Në Itali, ku niveli i papunësisë është 11 presje 5 përqind kryeministri Enrico Letta tha se ulja e kësaj shifre është një nga përparësitë e tij kryesore.

Niveli i papuësisë është i ndryshëm në vendet e eurozonës, me nivelin më të ulët në Gjermani (5.4 përqind në Gjermani). Por më shumë se 25 përqind e forcës punëtore në Greqi dhe Spanjë janë të papunë ndërsa niveli I papunësisë në Qipro arriti në 14.2 përqind pasi vendi u detyrua të negociojë paketën e shpëtimit.

Parlamenti qipriot miratoi sot me një shumicë të vogël paketën që përfshin konfistimin e një pjesë të madhe të llogarive më të mëdha bankare në vend.
XS
SM
MD
LG