Lidhje

Rritet papunësia në Eurozonë


Eurozone unemployment over the past decade
Eurozone unemployment over the past decade
Papunësia po ngrihet në vendet e eurozonës, me dy milionë të tjerë të papunë gjatë vitit të kaluar.

Bashkimi Evropian njoftoi sot se më shumë se 18 milion vetë ishin të papunë në muajin gusht në 17 vendet e bllokut që përdorin monedhën e përbashkët, shifra më e lartë kjo që kur filluan të mbahen statistikat në vitin 1995. Niveli i papunësisë në eurozonë është 11 presje 4 përqind, shumë më lartë se sa dy konkurrentët kryesorë ekonomikë - Shtetet e Bashkuara që e kanë nivelin e papunësisë 8 presje 1 dhe Japonia 4 presje 1.

7 milionë të tjerë figurojnë të papunë në vendet e tjera të BE-së që nuk janë në eurozonë. Zëdhënësi i Komisionit Evropian Jonathan Todd e quajti nivelin e papunësisë të papranueshëm.

Shifra e papunësisë në Spanjë ishte mbi 25 përqind në muajin gusht, ndërsa në Greqi pak më ulët. Fuqia ekonomike e Evropës, Gjermania kishte një nivel papunësie prej 5 presje 5 përqind ndërsa Austria 4 presje 5.

Në Athinë, zyrtarët grekë u takuan sot me kreditorët ndërkombëtarë për të diskutuar planin e tyre për shkurtime prej 17 miliardë dollarësh në përpjekje për të siguruar këstin tjetër të ndihmave.
XS
SM
MD
LG