Lidhje

Nivel rekord i papunësisë në Eurozonë


Dy raporte të sotme flasin për dobësi të reja ekonomike në eurozonë, ku papunësia ka arritur nivele rekord dhe prodhimi industrial mbeti i pandryshuar, në pikën më të ulët të tre vjetëve të fundit.

Bashkimi Evropian njoftoi sot se niveli i papunësisë në eurozonë u rrit paksa gjatë muajit maj, duke arritur në 11.1 për qind, niveli më i lartë që nga hedhja në qarkullim e euros në vitin 1999. Më shumë se 17 milionë njerëz janë të papunë, rreth dy milion më shumë krahasuar me një vit më parë.

Papunësia më e lartë gjatë muajit maj u shënua në Spanjën e mbytur në borxhe, ku gati një në çdo katër punëtorë është i papunë. Në Spanjë, më shumë se gjysma e të rinjve nuk kanë punë.

Ndërkohë, një studim i rëndësishëm i firmës kërkimore Market Economics, tregon se prodhimi industrial në eurozonë qershorin e kaluar mbeti në pikën më të ulët që nga viti 2009.
XS
SM
MD
LG