Lidhje

Vdes ylli i futbollit portugez, Eusebio


Vdiq në moshën 71 vjeçare Eusebio, ylli i futbollit portugez, i cili lindi në një familje të varfër në Afrikë dhe u bë idhull i sportit ndërkombëtar.

Klubi i tij Benfica njoftoi në faqen e internetit se Eusebio da Silva Ferreira kishte vdekur sot, por pa dhënë hollësi të tjera. Biografi i tij Jose Malheiro tha se Eusebio kishte vdekur nga pushimi i zemrës. Ai ishte shtruar në spital disa herë gjatë vitit të kaluar.
Eusebio, ka qenë votuar si njëri ndër dhjetë futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Arkivoli me trupin e tij do të vendoset sonte në Stadium e Benfikës, ku janë ngritur në gjysmë shtize flamurët e Portugalisë, Mozambikut dhe Benfikës.

Dhjetra njerëz u mblodhën në shenjë nderimi jashtë stadiumit, pranë statujës së Eusebios, në shenjë nderimi për lojtarin e shquar.
XS
SM
MD
LG