Lidhje

BQE: Ekonomia e Eurozonës do të vazhdojë të dobësohet në 2013


Presidenti i Bankës Mario Draghi e bëri këtë vlerësim sot pasi Banka Qendrore e mbajti interesin në nivelin e ulët rekord, 0.75 për qind

Banka Qendrore Evropiane thotë se gjendja ekonomike e Eurozonës do të vazhdojë të dobësohet vitin e ardhshëm dhe të mos ta rimarrë veten deri në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014.

Presidenti i Bankës Mario Draghi e bëri këtë vlerësim për ekonominë e Eurozonës sot pasi Banka Qendrore e mbajti interesin në nivelin e ulët rekord, 0.75 për qind.

Banka Qendrore tha se ekonomia e Eurozonës ka gjasa të tkurret me rreth 0.5 për qind këtë vit dhe ndoshta edhe 0.3 për qind në vitin 2013, para se të rifillojë rritjen me 1.2 për qind në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG