Lidhje

Evakuohen nga Libia 13 shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë


Evakuohen nga Libia 13 shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë
Evakuohen nga Libia 13 shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë

Ministria e Jashtme e Kosovës tha se sot nga Libia janë evakuuar për në Stamboll 13 shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë.

Kjo është pjesë e operacionit për evakuimin e shtetasve të Kosovës që ndodheshin në Libinë e përfshirë nga dhuna.

Ministria e Jashtme njofton se nga 61 shtetasit e Kosovës që dihej se qëndronin për punë apo studime në Libi, 24 prej tyre janë evakuuar, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të evakuohen.

Procesi i evakuimit u vështirësua edhe për faktin se Libia është një nga kundërshtaret e pavarësisë së Kosovës, prandaj operacionet janë ndërmarrë nëpërmjet vendeve që e njohin Kosovën, siç është Turqia.

XS
SM
MD
LG