Lidhje

Rekord për ngjitjen në Everest


Një 80-vjeçar japonez u bë njeriu më i moshuar që ngjitet në majën më të lartë të botës, Malin Everest. Në faqen kompjuterike të Juichiro Miurës thuhet se ai i është ngjitur Everestit dy herë në vitet ’70 dhe se arriti përsëri sot në majën 8 mijë e 850 metra të lartë.

Por rekordi i tij mund të mos zgjasë për shumë kohë, pasi një tjetër person, një nepalez 81-vjeçar, po bën përgatitje të ngjitet në majën e Everestit javën e ardhshme. Ai është Min Bahadur Sherchan dhe ka konkuruar me Juichiro Miurën edhe më parë.
XS
SM
MD
LG