Lidhje

Kundër pornografisë së fëmijëve


Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe 20 vende të tjera janë bashkuar në përpjekjet për të luftuar kundër përhapjes së imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmstroem dhe Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Erik Holder mbajtën sot në Bruksel një konferencë të përbashkët shtypi për të njoftuar formimin e një “aleance globale” kundër abuzimit të fëmijëve në internet.

Zonja Malmstroem tha se në internet ekzistojnë rreth 1 milion imazhe dhe çdo vit publikohen 50 mijë fotografi të reja të abuzimit të fëmijëve. Ajo tha se pas publikimit në internet këto fotografi është e pamundur të hiqen.

Erik Holder tha se nisma e re do të forcojë bashkëpunimin për të nxjerrë më shumë autorë të këtyre veprimeve para drejtësisë dhe për të ndihmuar më shumë viktima të abuzimit seksual. Ai tha se kjo përpjekje do të ndërtohet mbi suksesin e bashkëpunimit ndër-kufitar për shkatërrimin e rrjeteve ndërkombëtare të pedofilisë.

Vendet pjesëmarrëse do të angazhohen në përpjekjet për t’u kujdesur për viktimat, duke forcuar përpjekjet për të ndjekur penalisht autorët e këtyre krimeve, duke pakësuar mundësinë e hedhjes së materialeve të abuzimit të fëmijëve në internet, dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rrezikun e internetit te fëmijët.
XS
SM
MD
LG