Lidhje

Evropa e priti Vitin e Ri me shqetësime për ekonominë

  • Stefan Bos

Evropa e priti Vitin e Ri me shqetësime për ekonominë

Evropa e priti Vitin e Ri me shqetësime për ekonominë

Evropa u zgjua në Vitin e Ri mes paralajmërimeve nga udhëheqësit evropianë se ka detyra të vështira përpara për të ruajtur monedhën euro dhe për tejkalimin e krizës më të thellë ekonomike në dekada.

Evropianët u zgjuan me një kujtesë të hidhur nga viti 2011, kur kontinenti i tyre u zhyt në krizën më të thellë ekonomike në dekada.
Udhëheqësit e qeverive evropiane nuk ishin aq optimist për vitin e ri. Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmëroi se vështirësitë financiare të Evropës nuk kanë mbaruar dhe se “viti 2012 do të jetë vit i mbushur me rreziqe, por edhe një vit i mundësive të reja.”

Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, pritet të luajë një rol kryesor në zgjidhjen e problemit të borxheve prej miliarda eurosh. Gjermania ka qenë e përfshirë në përpjekjet e dëshpëruara për të parandaluar kolapsin e eurozonës.

Në fjalimin e vitit të ri drejtuar vendit të saj, kancelarja gjermane Angela Merkel e pranoi se 2012-ta do të jetë vit i vështirë.
Duke folur në televizionin kombëtar, zonja Merkel tha se kapërcimi i këtyre vështirësive nuk do të jetë pa pengesa, por siç tha ajo “në fund të kësaj rruge Evropa do të jetë me e fortë se para krizës.” Ajo premtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur monedhën evropiane dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së borxheve. Zonja Merkel tha se euro e ka bërë “jetën e përditshme më të lehtë dhe ekonominë më të fortë.”
Kancelarja Merkel këtë muaj do të takohet me presidentin Sarkozi në Berlin për të diskutuar ndryshimet në rregullat fiskale të Evropës, dhe në muajin mars pritet që të arrihet një marrëveshje përfundimtare nga udhëheqësit evropianë lidhur me propozimet gjermano-franceze.

Edhe anëtarët e BE-së që nuk e përdorin euron pritet të ballafaqohen me pasiguri ekonomike dhe politike gjatë këtij viti.

Në mesin e vendeve të prekura nga kriza është edhe Hungaria, pasi agjencitë e mëdha të klasifikimit të kreditit Moody dhe Standard & Poor e ulën klasifikimin e kredive të saj.

Përveç kësaj, shumë vende perëndimore janë të shqetësuar në lidhje me kushtetutën e re të Hungarisë dhe ligjet të cilat kanë hyrë në fuqi në ditën e Vitit të Ri. Kritikët thonë se qeveria ka rritur kontrollin ndaj Bankës Qendrore, fondeve private të pensioneve, dhe ndaj institucioneve të tjera që më parë ishin më të pavarura.
Për të gjetur disa fjalë shpresëdhënëse, katolikët në Hungari dhe në mbarë Evropën u kthyen nga Papa Benedikti XVI, i cili shënoi fundin e vitit 2011 me një lutje që u transmetua në kanalet televizive. Ai tha se njerëzimi e pret Vitin e Ri me shqetësim, por edhe me shpresë për një të ardhme më të mirë, sepse “Zoti shikon” dhe “kujdeset” për të gjithë.”

XS
SM
MD
LG