Lidhje

Aksionet në Evropë përsëri në rënie


Përjashtim bëri bursa e Athinës, e cila edhe disa orë pas hapjes vazhdoi të kishte një rritje prej 6 përqind

Aksionet në Evropë ranë përsëri pas rritjes fillestare në hapje të bursave, megjithë fitoret e partive pro-evropiane në zgjedhjet e parlamentare të Greqisë.

Përjashtim bëri bursa e Athinës, e cila edhe disa orë pas hapjes vazhdoi të kishte një rritje prej 6 përqind. Ndërkohë, në vendet e tjera të Evropës shqetësimet për problemet e ekonomike, sidomos të Spanjës, bënë që bursat t’i humbisnin rritjet fillestare.

Në Shtetet e Bashkuara, treguesit kryesorë të bursës nuk reaguan me ndonjë entusiazëm të dukshëm.

Kostoja e huave për qeverinë e Madritit arriti pikën më të lartë që kur Spanja hyri në euro 13 vjet më parë. Norma e interesit për borxhin spanjoll arriti 7 përqind, niveli në të cilin Greqia, Irlanda dhe Portugalia u detyruan të merrnin paketa financiare shpëtimi në dy vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG