Lidhje

Edhe sot, ujërat e përmbytjeve vazhdojnë të mbajnë të bllokuara pjesë të disa shteteve evropiane. Përmbytjet në Austri, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Gjermani kanë vrarë të paktën 18 njerëz dhe kanë detyruar mijëra vetë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Gjermani, ekipet e punëtorëve të emergjencës po ndihmojnë njerëz në pjesët lindore dhe jugore të vendit.

"Këtu jemi në një nga nënstacionet elektrike qendrore të Magdeburgut. Dhe siç mund ta shihni, është i kërcënuar nga përmbytjet. Duhet ta mbrojmë këtë stacion elektrik, pasi i shërben një parku industrial këtu pranë, si dhe pjesës më të madhe të veriut të Magdeburgut. Pra, duhet të rezistojmë sa të mundemi, dhe zjarrfikësit po bëjnë një punë shumë të mirë."

Në qytetin e Saale, mijëra vetë u detyruan dje të evakuoheshin, nga zona ku takohen lumenjtë Elebe dhe Saale.

"Ishte e tmerrshme, si një luftë. Na u desh të mblidhnim gjërat tona me shpejtësi dhe të dilnim. Braktisëm më shumë se gjysmën e sendeve tona, më pas na u desh të largoheshim, pa ndonjë plan të mëtejshëm."

Në Hungari, vullnetarët kanë vendosur thasë me rërë për të mbrojtur njerëzit dhe pronat nga fryrja e lumit Danub pranë qytetit Szentendre.

"Ata që jetojnë në zona përmbytjesh e dinë se çfarë duhet të presin. Rrethinat në veri dhe në jug të qytetit Szentendre janë zona përmbytjesh, prandaj banorëve të atyre zonave u duhet të llogarisin përmbytjet ashtu si njerëzit në Kaliforni duhet të presin tërmetet."

Nesër, pjesët e fryra të lumit Danub priten të arrijnë Budapestin.
XS
SM
MD
LG