Lidhje

Bernanke: Problemet e Evropës mund të përhapen përtej Atlantikut


Banka Qendrore është e gatshme të marrë masa shtesë për të nxitur ekonominë amerikane nëse është e nevojshme

Kreu i bankës qendrore amerikane, Ben Bernanke, thotë se problemet financiare të Evropës mund të përhapen përtej Atlantikut dhe të dëmtonte ekonominë amerikane. Ai thotë se problemet ekonomike të Evropës kanë ngadalësuar tashmë eksportet amerikane, biznesin e brishtë, besimin e konsumatorit, dhe ushtrojnë presion tek tregjet amerikane dhe institucionet financiare.

Bernanke tha se banka federale do vëzhgojë me kujdes rimëkëmbjen e Evropës dhe është e gatshme të marrë masa shtesë për të nxitur ekonominë amerikane nëse është e nevojshme.

Ai i bëri këto komente para një komisioni të Kongresit, por pa përmendur se çfarë masash do të ndërmarrë.

Bernanke përsëri u tha ligjvënësve se shpenzimet qeveritare duhet të shkurtohen në afat të gjatë, por paralajmëroi pakësimi para kohe mund të dëmtojë rimëkëmbje ekonomike, për të cilën tha se do të vazhdojë të rritet me një ritëm të moderuar të këtij viti.

XS
SM
MD
LG