Lidhje

Rrugëtimi i imigrantëve për në Evropë


Imigrantë nga Afrika dhe vende të tjera po gjejnë rrugë të ndryshme për në Bashkimin Evropian në kërkim të një jete më të mirë. Agjencia Associated Press ndoqi një grup klandestinësh për të dokumentuar përpjekjet e tyre përmes Ballkanit perendimor për në Hungari. Imigrantët filluan ta përdornin këtë rrugë rreth katër vjet më parë. Qysh atëherë, është bërë rruga e dytë më popullore për kalimin në Evropën perendimore, pas asaj të lundrimit për në Itali nga Afrika e Veriut.

Ky grup me më shumë se 40 burra, gra dhe fëmijë arriti në Greqi në fillim të këtij viti, pas një rruge të gjatë e të vështirë nga vendet e tyre për në Turqi. Aty ata paguan 500 dollarë secili për kapërcimin e detit. Drejtuesi i tyre, një burrë nga Bregu i Fildishtë, ra dakord për të pilotuar anijet e tyre të mbingarkuara nga një ishull grek në këmbim të kalimit të lirë. Ai po drejton tani grupin përmes Maqedonisë përgjatë linjave hekurudhore. Destinacioni i grupit është Hungaria, nga ku imigrantët mund të hyjnë në Gjermani, Francë dhe ndonjë vend tjetër të Evropës Perendimore pa vizë apo pasaportë.

"Vërtet duhet të kesh kurajo pasi ka shumë pengesa. Udhëtimi ka shumë aspekte pasi Evropa është e madhe. Mendon se mund të shkosh në Francë, por para se të mbërrish aty duhet të përshkruar me këmbë mijëra rrugëtime," thotë Jean-Paul nga Bregu i Fildishtë.

Njerëzit në këtë grup janë nga Bregu i Fildishtë, Mali, Kameruni dhe Burkina Faso. Rruga mes të panjohurës është e mbushur me pengesa dhe rreziqe. Por ata thonë se rreziku ia vlen pasi në fund të rrugës ka shpresë për një jetë të re.

"Shumica nga ne jemi nga Afrika dhe kemi shumë probleme në kontinentin tonë – ekonomi të dobët, politikë të dobët, jemi pa punë. Mund të marrësh një diplomë por nuk gjen dot punë," tregon Fideli nga Republika Demokratike e Kongos.

Frontex, agjencia e BE-së e ngarkuar për të ndihmuar vendet e bllokut të mbyllin kufijtë e tyre poroz, thotë se më shumë se the 43,000 kalime të paligjshme janë bërë përmes vendeve të Ballkanit perendimor në vitin 2014, më shumë se dyfishi nga një vit më parë.

Në dy muajt e parë të vitit, ka patur 22,000 të ardhur në Hungari përmes kësaj rruge.

"Ne e dimë se kur kalojmë kufirin është kundra ligjit. Këtë e kuptojmë. Kur hyn ilegalisht në një vend, ndihesh si kriminel; është një ndjenjë e papërshkrueshme," tregon Hilarion nga Bregu i Fildishte.

Udhëtimi natën nuk garanton siguri. Pas një ndjekje me elektrik dore, policia maqedonase kapi shumicën e grupit dhe i deportoi përsëri në Greqi.

"Udhëtimi është shumë i vështirë. Nëse do ta dija që ishte kaq i vështirë, nuk do ta bëja. Nuk mund të eci më".

Kjo grua nga Kameruni të paktën mund të mbajë foshnjen e saj që lindi në Greqi. Një tjetër grua nga Bregu i Fildishtë u nda nga vajza e saj e lindur në Turqi gjatë një ndjekje të policisë maqedonase. Vajza u mor nga një grup imigrantësh që arritën të shkojnë në Serbi.

XS
SM
MD
LG