Lidhje

Evropianët në plan të bojkotojnë inaugurimin e presidentit bjellorus Lukashenko

  • Zëri Amerikës

Evropianët në plan të bojkotojnë inaugurimin e presidentit bjellorus Lukashenko

Evropianët në plan të bojkotojnë inaugurimin e presidentit bjellorus Lukashenko

Ambasadorët evropianë po bojkotojnë inaugurimin nesër të Presidentit të Bjellorusisë Aleksander Lukashenko në shenjë proteste ndaj persekutimit të kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut nga ky regjim.

Bojkoti zhvillohet një ditë pasi Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Ashton la të kuptohej se mund të vendosen kufizime udhëtimi për zyrtarët bjellorusë derisa qeveria të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të ndalë përndjekjen e anëtarëve të opozitës.

Me tone sfiduese, zoti Lukashenko kërcënoi sot se do të ndërmarrë hapa hakmarrëse nëse BE-ja vendos sanksione. Ai akuzoi gjithashtu Gjermaninë dhe Poloninë se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti duke mbështetur kundërshtarët e tij politikë.

Gjermania dhe Polonia i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

XS
SM
MD
LG