Lidhje

Evropianët reagojnë ndaj zhvillimeve në Greqi

  • Zëri Amerikës

Evropianët reagojnë ndaj zhvillimeve në Greqi

Evropianët reagojnë ndaj zhvillimeve në Greqi

Kryeministri grek Jorgos Papandreu arriti ta mbajë pushtetin, pasi i mbijetoi një vote mosbesimi në parlamentin e udhëhequr nga socialistët me premtimin se do të formojë një qeveri të përkohëshme me bazë të gjerë. Ky zhvillimi ngjalli reagimet e banorëve në vendet e tjera evropiane.

Në shumë kryeqytete evropiane, njerëzit dukeshin të befasuar nga lajmi por shumë thanë se ishin më të shqetësuar për krizën globale ekonomike.

“Para së gjithash mendoj se është gjë e mirë që kryeministri grek Papandreu e fitoi votën, sepse tani është e mundur që të shpëtohet Greqia dhe Eurozona, por gjendja është akoma e vështirë”, thotë kjo banore e Berlinit.

Por një banor tjetër nuk ishte edhe aq optimist.

“Nuk do të ketë ndikim në situatën aktuale dhe mendoj se Papandreu nuk do të jetë në pushtet edhe për shumë kohë. Mendoj që para Krishtlindjeve ai do të jetë larguar nga pushteti”.

Zoti Papandreu e fitoi votimin kritik me rezultatin 153 vota pro dhe 145 kundër pas një jave dramatike në Athinë që i zhgënjeu partnerët evropianë të Greqisë, tronditi tregjet globale dhe la në hije takimin e nivelit të lartë të grupit të 20-es në Kanë të Francës.

Gjatë takimit, përveç situatës në Greqi, u diskutua edhe për problemet financiare të Italisë, ku besimi për rimëkëmbje ka rëndë ndjeshëm me dobësimin e qeverisë.

Një banor i Romës tha se Italia duhet të ndjekë shembullin e Greqisë.

“Një qeveri uniteti që do të përballojë problemet ekonomike dhe do të hartojë një ligj të ri zgjedhor”.

Por një banore tjetër thotë se Italia është e fuqishme krahasuar me Greqinë.

“Kemi vështirësi po kjo nuk do të thotë se nuk do të jemi në gjendje të ecim përpara duke bërë disa ndryshime”.

Ndërsa kriza thellohet në Greqi dhe Itali, Franca përgatitet për masa të reja shtrënguese që do të shpallen të hënën nga kryeministri Francois Fillon.

XS
SM
MD
LG