Lidhje

Arkansas, ekzekutim me vdekje i një 51-vjeçari


Në Arkansas u krye mbrëmë ekzekutimi i parë në 12 vjet, i një të dënuari me vdekje.

51 vjeçari Ledell Lee u ekzekutua mbrëmë vonë pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë kërkesën për të ndalur ekzekutimin.

Lee ishte dënuar për rrahjen deri në vdekje të një gruaje me shufër hekuri në vitin 1993.

Avokatja mbrrojtëse kishte kërkuar pezullimin e dënimit dhe kryerjen e një prove të re të AND-së, që sipas saj, mund të provonte pafajësinë e tij.

Autoritetet në Arkansas përdorën një kombinim prej tre ilaçesh për ekzekutimin e Ledell Lee, përfshirë dhe një qetësues. Rezervat e këtij shteti me ilaçet që përdoren për ekzekutime mbarrojnë në fund të këtij muaji.

Autoritetet kishin planifikuar tetë ekzekutime në Prill, brenda një periudhe 11 ditore, përpara mbarimit të sasisë së ilaçeve që përdoren për këtë qëllim. Shteti e ka pothuajse të pamundur të gjejë furnizime të reja të ilaçeve të miratuara për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje. Por ankesat ligjore kanë shtyrë disa prej ekzekutimeve, të parashikuara të ndodhin njëra pas tjetrës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG