Lidhje

Gjirokastër: Shpërthim në Pazarin Historik


Shpërthimi ndodhi në një lokal, por dëmet u shkaktuan edhe në njësi të tjera të shërbimit në Qendrën Historike.

Një shpërthim i fuqishëm dëmtoi sot në orët e para të mëngjesit disa njësi tregetare te vogla në Pazarin Historik të Gjirokastrës, Pasuri Botërore e Unescos. Shpërthimi ndodhi në një lokal, por dëmet materiale u shkaktuan edhe në njësitë e tjera të shërbimit në Qendrën Historike. Policia tha se po heton mbi pistën e problemeve të konflikteve personale të pronarit dhe ka identifikuar dy nga autorët.


Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka dëmtuar në orët e para të mëgjesit disa njësi shërbimi ne Qendrën Historike të Gjirokastrës Pasuri Botërore e UNESCO-s. Shpërthimi u lokalizua në një lokal në Qafën e Pazarit disa qindra vjecar, ndërkohë që dëmet materiale përfshinë edhe disa nga njësitë fqinje në krah dhe përball këtij lokali.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjrokastrës Gentian Mullai tha se lënda plasëse që ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit ka rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë që po patrullonin në këtë zonë.

Policia tha ai, ka identifikuar dy nga autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Vetë pronarët e bizneseve të vogla në Pazarin Historik dhe punonjës te Drejtorisë Rajonale të Monumenteve kane nisur riparimet kryesisht të dritareve dhe fasadave.

Xhama të thyer, mbulesa të dëmtuara janë zhvendosur për t`u zëvendësuar. Vlerësimet e para të ekspertëve nuk flasin për dëme strukturore të godinave por shprthimi siaps tyre do te jenë me pasoja për situatën e këtyre godinave, pasi ato janë mjaft të vjetra dhe një pjese të tyre edhe edhe të degraduara, prej
kohës së gjatë që nuk është vënë dorë.

Qendra Historike e Gjirokastrës njihet si një nga zonat më të qeta dhe pa probleme dhe ngjarja e sotme ka shkaktuar shqetësimin e banorëve. Por rasti, sipas
policise lidhet me nje konflikt personal me pronarin, pasi edhe më
parë ishte tentuar t`i vihej zjarri këtij lokali.

Pazari i Gjirokastrës është zemra e Qendrës Historike dhe njihet per vizitueshmerine e larte turistike. Vetem gjate traziarve të dhunshme
të vitit 1997. Pazari Historik njohu dëmtime, ndërkohë që shumë prej
godinave kanë nevojë për ndërhyrje restauruese, pasi janë braktisur
prej pronarëve.
XS
SM
MD
LG