Lidhje

Shpërthim në një fabrikë gazi në Nigeri


Një shpërthim në një fabrikë gazi të Nigerisë shkakoi vdekjen e të paktën 100 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes.

Zyra e Presidentit Muhammadu Buhari nuk dha një shifër të saktë të viktimave, por tha se "dhjetëra njerëz" që prisnin të festonin Krishtlindjet humbën jetën.

Zjarri ndodhi dje në një impiant të qytetit Nnewi të shtetit Anambra, kur një cisternë me gaz shpërtheu gjatë kohës që ishte duke u shkarkuar. Njoftimet thonë se zjarri dogji për vdekje shumë prej njerëzve të cilët qëndronin në rradhë për të mbushur bombolat për gatim.

Zjarri zgjati me orë të tëra dhe u përhap në ndërtesat përreth. Qyteti u përfshi nga shtëllunga të mëdha tymi dhe një zëdhënës i policisë e përshkroi ngjarjen si një ferr i vërtetë.

XS
SM
MD
LG