Lidhje

Dita e fundit e konferencës kundër ekstremizmit


Presidenti amerikan Barak Obama sot do të mbyllë punimet e konferencës tre-ditore mbi luftën kundër radikalizmit të dhunshëm me një fjalim para përfaqësuesve të më shumë se 60 vendeve që do të mblidhen në Departamentin Amerikan të Shtetit.


Gjatë një fjalimi dje para një grupi të komuniteteve dhe udhëheqësve fetarë, Presidenti Obama u bëri thirrje atyre që ndihmojnë në luftën kundër "premtimeve të rreme të ekstremizmit" dhe hodhi poshtë idenë se grupet "terroriste" përfaqësojnë Islamin.

Administrata e Presidentit Obama ka qenë e kujdesshëm duke mos e vënë fokusin e takimit të kësaj jave vetëm tek ekstremizmin islamik, por në të gjitha format e ekstremizmit.

"Ata përpiqen të portretizojnë veten si udhëheqës fetarë, luftëtarë të shenjtë", tha dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama. "Ata nuk janë udhëheqës fetarë, ata janë terroristë. Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Ne jemi në luftë me njerëzit që kanë shtrembëruar Islamin".

Ai gjithashtu u bëri thirrje të drejtpërdrejtë udhëheqësve të njohur myslimanëve që të distancohen nga ideologjitë brutale.

XS
SM
MD
LG